Plopping, teknika e flokut perfekt

07/11/2016 00:00

Për femrat që kanë flokë të dendur dhe për ato që nuk kanë kohë, të thash flokët pas larjes është eksperiencë e vështirë. Jo vetëm që harxhon kohë, por nxehtësia e tharëses dëmton flokun.

Por një faqe interneti që merret me flokët, shkruan mbi një teknikë të quajtur “plopping” dhe që po përdoret gjithnjë e më shumë, sidomos floku kaçurrel.

Plopping është një teknikë që përdor jnë t-shirt në vend të peshqirit, dhe që mendohet se ndihmon flokun të marrë formën e tij natyrale.

Faqja Naturally Curls shpjegon se hapi i parë është të shtrydhësh flokun për të larguar pjesën më të madhe të ujit, pas dushit, dhe më pas përdorni një balsam.

Merrni një t-shirt pambuku dhe vendoseni mbi kokë me krahët dhe kokën e kthyer nga fytyra.

Më pas thjesht rrotullojini sipër flokëve dhe ‘zhytini’ flokët në t-shirt. Përdorni krahët e bluzës për t’i lidhur mbi kokë. Mbajeni kështu për 20 minuta, teksa hani mëngjesin apo bëni tualetin, dhe më pas hiqeni. Flokët do të duken pak të lagura, por me një kalim të shpejtë të tharrëses do të ndihen të freskët, dhe do të duken më mirë.

Natyrally Curly thotë se këto teknika janë shumë të mira për njerëzit që kanë kaçurela apo onde. “Plopping” duket se është bërë mjaft popullore dhe në Instagram, me një sërë personash që postojnë foto me flokët e tyre me hashtagun “plopped”. Pra,… mund ta provoni.

Top Channel