Sekuestrohen armë zjarri dhe municione në Elbasan, një i arrestuar

05/11/2016 00:00

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një shtetas 31 vjeçar banues në këtë qytet, të cilit u kap me armë  zjarri e municione.

Personi i arrestuar është shtetasi Ervis  Zenelhoxha. Sipas policisë, gjatë kontrollit të  ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale; dy pistoleta “Zastava”, rreth 50 fishekë, 15 djegore predhash luftarake, 3 copë djegore alumini predhash luftarake të mbështjella së bashku, ku në fundin e njërës prej tyre është montuar një fitil zjarr përcjellës, 5 copë kapsolla detonatore alumini.

Sipas policisë, gjithashtu ky shtetas dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.H, 29 vjeçe.

Top Channel