Vlorë, breshëri automatike në një pikë bastesh

03/11/2016 00:00

Në vendin e njohur si “Kali i Trojës”, në qytetin e Vlorës, mbrëmjen e së enjtes janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Paraprakisht mësohet se një person ka qëlluar të paktën dhjetë herë në ajër me një armë automatike.

Ngjarja ka ndodhur në një pikë bastesh të zonës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që autori i shkrepjes së armës është larguar me shpejtësi.

Policia thotë se ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel