‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë
Rreth 180 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar në portin e Durrësit të kapura në një kamion, ndërsa është vënë në pranga një shtetas 28 vjeçar.
Personi i arrestuar mësohet se është shtetasi Altin Avdurramani, banues në Lushnje.
Sipas policisë, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare në vijën e dytë në një kamion me targa AA 537 HL dhe trailer me targa ACR 057, që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, në brendësi të dy serbatorëve të karburantit u gjetën dhe u sekuestruan 165 pako me rreth 180 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë.
Top Channel