Ngrohëset, si të përmirësoni ajrin në shtëpi

03/11/2016 00:00

Në këto ditë të ftohta mezi presim të ndezim ngrohëset, kondicionerë, kaloriferë apo çfarëdoqofshi. Mirëpo jo gjithmonë ato janë miq të shëndetit dhe mirëqënies.

Për të pasur një ajër të mirë në shtëpi është e rëndësishme të ndjekim disa rregulla: zakonet e përditshme të mësuara nga gjyshet dhe hapat praktikë të teknologjisë.

Kryesore është të kontrolloni temperaturën e kaloriferit. Falë termovalvulave, në fakt mund të rregullosh temperaturën mes klimës jashtë shtëpisë dhe në dhomën ku qëndroni. Për shembull, kini parasysh që dhoma e gjumit gjatë natës nuk duhet të jetë e ngrohur, pasi bëni një gjumë jocilësor.

Lagështira
Një nga rreziqet më të shpeshta të ngrohëseve është se than ajrin. Pra ajri që thithim është shumë i thatë dhe ndjehet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, sidomos tek fëmijët dhe tek lëkura.

Pra, është e rëndësishme të lagështohet ajri. Gjyshet tona kanë përdorur tasa qeramike që e vendosnin mbi soba apo mbi kaloriferë. Ato mbeten ende efektive, sidomos nëse ujit i shtoni vajra esencialë si ajo e pemës së çajit, me veprime antivirale dhe antibakteriale, apo livando që është mjaft qetësuese.

Me fëmijë të vegjël në shtëpi, me ftohjen e motit vijnë dhe kolla dhe gripi. Për të evituar që nata të transferohet në një ankth për të gjithë familjen, është e këshillueshme të përdornin lagështuesit elektrik dhe të ngrohtë. Nëse përdoren në mënyrë korrekte, është më e lehtë për të liruar rrugët e frymëmarrjes se ilaçet si për të riturit dhe për të vegjëlit. Edhe në vasketën e lagështuesit elektrik mund të hidhni disa pika vaji esencial, perfekte për stinën e ftohtë, sidomos vaji esencial i eukaliptit.

Ajrosja
Edhe pse është ftohtë duhet të ajrosni dhomën çdo mëngjes sapo zgjoheni. Ky veprim i thjeshtë parandalon përhapjen e viruseve dhe baktereve që karakterizojnë të ftohtin e kësaj stine. Mjafton vetëm gjysëm ore për të përmirësuar ajrin brenda dhomës.

Përveç kësaj sot ekzistojnë edhe objekte pastruese të ajrit, në gjendje të jonizojnë atmosferën dhe ti japin ajrit erë të mirë në mënyrë të shëndetshme.

Top Channel