Gratë e kërcënuara nga kanceri

03/11/2016 00:00

Numri i grave që vdesin në mbarë botën nga kanceri pritet të rritet në 5.5 milionë deri në vitin 2030. Shifra e lartë e vdekjeve, e publikuar nga Shoqata amerikane e Kancerit, i përafrohet popullsisë së Danimarkës.

Parashikimi që ka bërë ky studim tregon një rritje të madhe, krahasuar me 3.5 milionë gra që kanë humbur jetën nga kanceri në vitin 2012. Pikërisht në atë periudhë, kanceri i gjirit ishte shkaku i dytë më i madh i vdekjeve në mbarë botën, pas sëmundjeve kardiovaskulare.

Gratë më të ekspozuara ndaj kësaj sëmundjeje janë ato që jetojnë në vendet në zhvillim dhe me të ardhura mesatare. Në vendet e zhvilluara, sikurse Amerika apo Europa Perëndimore, lufta ndaj kancerit ka rezultuar me sukses për 85% të grave, ndërsa në shtete të tjera më pak të zhvilluara, shkalla e vdekjes së këtij grupi të diagnostikuar me kancer mbetej e lartë.

Më i përhapur është kanceri i gjirit, i cili ende vazhdon të përbëjë kërcënim për shumë gra. Ekspertët e shëndetësisë bëjnë thirrje për më shumë fushata sensibilizuese ndaj kancerit, që gratë anembanë botës të marrin masa dhe të kryejnë kontrolle mjekësore për t’i paraprirë kancerit apo sëmundjeve të tjera

Top Channel