Bëjini vetë “smokey eyes”

03/11/2016 00:00

Smokey eyes nuk ka qënë kurrë më i lehtë për t’u bërë. Mos ngurroni përballë penelëve, rimelëve, hijeve të zeza apo kafe dhe lapsit të syve. Të krijosh smokey eyes në mënyrë perfekte është më e lehtë se sa duket dhe për këtë mjaftojnë vetëm disa hapa.

Imagjinoni një smokey eyes si një re ngjyrash e zezë/gri që nis nga cepi i syrit, ku do të jetë më intense, për të ecur ngadalë drejt pjesës tjetër. Kjo do të jetë idea mbi bazën e të cilit do të bëhet ky tip truku.

Për të pasur këtë efekt sekreti është tek ekuilibri i duhur mes ngjyrave dhe hijeve të nuancave të ndryshme, nga më e errëta tek më e hapura, duke ecur, kur është e nevojshme, duke shtuar herë pas here hijen dhe përhapur më tej.

Hapi i parë për një smokey eyes perfekt është krijimi i një baze që jep një garanci për jetëgjatësi të trukut duke përhapur mbi qepallë primer-in për sytë.

Hapi i dytë është lapsi i zi. Zgjidhni një lap të zi intensiv dhe me jetëgjatësi dhe aplikojeni përgjatë pjesës mbi qerpik si lart dhe poshtë syrit, dhe në pjesën e brendshme të qerpikëve dhe duke u ndaluar në këndin e brendshëm të syrit.

Hapi i tretë është që nëpërmjet një furçe të mesme të hijëzoni lapsin, por zgjidhni një furçë që nuk e fshin shumë ngjyrën.

Hapi tjetër është nuanca. Zgjidhni një ton kafe e hapur dhe përhapeni në qepallë me një furçë të madhe.

Hijëzimi bezhë satin vjen më pas, që ti japë ndriçim këndit të brendshëm të syrit dhe pjesës ku harkohet vetulla.

Më pas fiksoni ngjyrën e zezë të lapsit që vendosët më parë në qepallë dhe pjesën e qerpikëve të poshtëm, me një ton të zi opak që do të intensifikojë smokey eyes, për këtë përdorni një penel të mesëm.

Tani është koha për t’i dhënë thellësi syrit, duke u fokusuar në zonën e qendrës dhe të jashtme të qepallës me një ton sysh kaf të errët. Për këtë përdorni një furçë të gjerë për nuanca.

Dhe në fund, një rimel ngjyrë të zezë intensive për volum dhe kështu përfundoni këtë trukim të syrit.

Top Channel