Të përdorësh parfum edhe në… kërthizë

02/11/2016 00:00

Në këtë rast ia vlen vërtetë shprehja e çuditshme por e vërtetë. Parfumi është pjesë e të përditshmes së shumë femrav. Në varësi të zgjedhjes, ju ndihmon të ndiheni seksi, e freskët dhe e përgatitur për ditën.

Teksa shumica prej nesh e hedhin parfumin në qafë dhe në kyçet e dorës, ekspertët thonë se nuk është e gjitha. Në fakt ju duhet të vendosni parfum edhe në kërthizën tuaj.

Por pse duhet kjo?
Steven Claisse, pronar i një kompanie parfumesh, Takasago, është shprehur se kërthiza nuk përdoret vetëm për pirsing, por nëse hidhni disa pika parfum në të do të jetë një mrekulli.

“Çfardo zone e trupit tuaj që rezaton nxehtësi përhap parfumin, dhe kërthiza e bën këtë”, thotë ai.

Edhe ekspertja britanike e parfumeve, Ruth Masternbroek pranon se është një nga vendet më të mira për parfumin tuaj.
Kjo ndodh pasi parfumi aplikohet mbi pulse, dhe kjo është arsyeja që vendoset në qafë dhe në kyçin e dorës. Nxehtësia e trupit nis nga pulsi tek kërthiza juaj, prandaj është e dobishme të hidhni dy pika parfum edhe në kërthizë.

Por ekspertët thonë se nuk është vetëm kërthiza. Më herët Mastenbroek tha për DailyMail se parfumi mund të vendoset edhe tek brrylat dhe gjunjtë. Gjithashtu vend i çuditshëm janë edhe këmba dhe kyçi i saj, për më tepër kur janë në këpucë të hapura. Për shkak se ato janë në lëvizje gjatë gjithë kohës, ju ndihmon të përhapni parfumin tuaj.

Pra, herë tjetër kur të vendosni parfum, kujtohuni se më e rëndësishme është ku e vendosni atë se sa shishja që zgjidhni.

Top Channel