Si të visheni në vjeshtë?

02/11/2016 00:00

Një triumf ngjyrash, të shndritshme, intensive, pastel me stampime etj. Romanticiteti takohet me maskilizmin. Në vjeshtë të 2015, përzjehen stile epokash, triumfon kaosi konceptual dhe shkëlqejnë kontrastet.

Ja 4 mënyra se si të visheni për të qënë të paarritshëm në këtë stinë të ftohtë.

Për një look të përditshëm, casual-chic, fokusohuni në një veshje romantike, bardhë e zi, me lule, dhe kombinoheni me një peliçe të madhe, apo xhup lëkure.

Nëse keni në axhendë një event të veçantë revista “Grazia” sugjeron një veshje “plisse” me fund tyli që do të tërheqë vëmendjen. Jepini pak nuanca “rrok” me një xhaketë lëkure ‘biker’.

Për në zyrë kënaquni me motivet me vija. Miksoni linjat vertikale të pantallonave të gjera me ato më të mëdha dhe horizontale të bluzës së shkurtër. Kompletojeni me një shirit argjendi në pallton tuaj.

Për një pije mes shoqeve, vishni një palë xhinze të zbukuruara me gurë të shdnritshëm, në kombinim me një bluzë superfemërore, dhe shtoni pak grintë me një xhaketë lëkure të zezë.

FOTO GALERI
1/4
Casual Chic

Top Channel