Kaloi mallra kontrabandë, arrestohet doganieri

02/11/2016 00:00

Një doganier shqiptar dhe një shtetas kosovar janë arrestuar për kontrabandë me mallra  në pikën kufitare të Morinës.

Polica njofton se Saimir Thaçi, me detyrë  doganier i  kontrollit fizik në doganën e Morinës në Kukës, akuzohet për veprën penale “Kontrabanda nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë e doganave”,   ndërsa Afrim Sopaj, nga  Suhareka e  Kosovës, për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjera’’.

Thaçi  u kap në flagrancë pasi nuk ka kryer veprimet doganore ndaj mjetit  që drejtohej  nga shtetasi kosovar,  ku  transportoheshin mallra kontrabandë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte Sopaj, iu sekuestruan këpucët kontrabandë, të cilat i ka  kaluar në doganën e Morinës.

Top Channel