Lëndohen babë e bir, shpërthen bombola e gazit

01/11/2016 00:00

Një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e një 50 vjeçari në një fshat të Krujës.

Policia njofton se i zoti i shtëpisë është shtruar në Spitalin Ushtarak Tiranë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa djali i tij 11 vjeçar ka marrë ndihmën mjekësore dhe është  kthyer në shtëpi. 

Nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se shpërthimi ka ndodhur aksidentalisht si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Top Channel