Kukës, sekuestrohen 2.5 kg hashash, dy të arrestuar

31/10/2016 00:00

Policia e Kukës ka goditur një ditë më parë një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe duke sekuestruar një sasi cannabis sattiva me peshë 2.5 kg.

Ndërhyrja e efektivëve të policisë ka ardhur pas informacioneve të marra në rrugë operative, sipas të cilave në automjetin tip “Ford” me targa AA 360 FC po transportohej drogë. Automjetin e drejtonte shtetasi Pashk Biba, ndërsa pasagjer ishte shtetasi Zef Boçi, të dy 20-vjeçarë nga Lezha, tashmë të arrestuar.

Sasia e lëndës narkotike u gjet pas kontrollit të ushtruar në automjet, e fshehur në pjesën e bagazhit në një çantë. Brenda saj ndodheshin 5 qeshe, pesha e të cilave shkonte rreth 2.5 kg në total. Policia bëri edhe bllokimin e automjetit tip Ford.

Ndërkohë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel