Premier League / Arsenali i pandalshëm, katër gola kundër Aston Villas dhe siguron vendin e parë
Armando Sadiku po bën të pamundurën për t’u rikthyer sa më parë fushën e gjelbër. Sulmuesi i kombëtares shqiptare aktualisht është në fazën e rehabilitimit, pas ndërhyrjes kirurgjikale në meniskun e gjurit dhe prej ditësh ndodhet në Torino.
Nën mbikëqyrjen e mjekut të tij të ekipit te Zyrihu, Sadiku po zhvillon fizioterapi në qendrën mjekësore të Juventusit, “J Medical Torino”.
Objektivi i sulmuesit është të jetë në dispozicion të Kombëtares për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2018, ku Shqipëri do të presë Izraelin më 12 Nëntor, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Deri më tani, faza e rehabilitimit ka ecur sipas parashikimeve, ndërsa lojtari dhe stafi kuqezi janë optimistë, pasi një ndihmë e jashtëzakonshme është edhe qendra moderne mjekësore e Juventusit.
Top Channel