Vlorë, sekuestrohen 75 kg kanabis; një i arrestuar dhe një në kërkim

28/10/2016 08:40

Policia e Vlorës ka sekuestruar 75 kg kanabis dhe ka arrestuar personin që po e transportonte këtë sasi me mjetin e tij.

Në pranga është vënë 22-vjeçari Kleant Xhaka, lindur në Lushnje dhe banues në Dhërmi.

Policia e Vlorës konstatoi një automjet që dyshohej se transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Kotë-Drashovicë dhe iu është dhënë urdhër dy shtetasve në këtë automjet që të ndalonin, por personat nuk i janë bindur urdhërit, duke vazhduar kështu lëvizjen në drejtim të fshatit Drashovicë.

Gjatë ndjekjes nga policia, dy shtetasit kanë braktisur mjetin duke u larguar me shpejtësi por, policia ka bërë të mundur kapjen në flagrancë të Kleant Xhakës në hyrje të pyllit, ndërsa shtetasi tjetër ka mundur të largohet me vrap, duke përfituar nga terreni i vështirë.

Lënda narkotike ishte vendosur nëpër thasë sintetikë si dhe një pjesë tjetër e mbështjellë me natriban.

Po punohet për kapjen e bashkëpuntorit tjetër si dhe të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë e prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotikëve.

Top Channel