Tiranë, makina përplas biçikletën, vdes 50-vjeçari

28/10/2016 00:00

Një 50-vjeçar që lëvizte me biçikletë në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës u aksidentua për vdekje, pak pas mesditës së kësaj të premteje.

Selman Ndreca, banues në Laknas rreth orës 12:40 minuta të së premtes, u përplas nga një automjet me targa AA 645 NV me drejtues shtetasin Eldis Molla, i cili është ndaluar deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit të rëndë.

Në harkun kohor të 2 javëve ky është rasti i katërt i aksidenteve me vdekje në këtë aks. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

FOTO GALERI
1/1
Foto nga vendngjarja e derguar tek Ti Raporton

Top Channel