Shkodër, kapen 156 kg kanabis dhe arrestohen 2 persona

28/10/2016 09:00

Pas një operacioni të koduar “Green House”, Policia e Shkodrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 156 kg kanabis sativa si dhe arrestimin e shtetasve Valentin Gjeloshi (27 vjeç) dhe Ermir Gjeloshi (25 vjeç), të dy banues në Shkodër.

Sipas policisë, operacioni është zhvilluar pas informacioneve të marra në rrugë operative se një banesë e marrë me qira në lagjen “Skënderbeg” përdorej për mbajtje të kanabisit.

Ndaj shtetasve të arrestuar është ngritur akuza e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” në bashkëpunim.

Top Channel