Drogë në Kurbin, policia gjen 105 kg kanabis

28/10/2016 10:10

Një tjetër operacion antikanabis është finalizuar me sukses nga Policia e Lezhës ku janë sekuestruar 105 kg kanabis sativa dhe është arrestuar një person.

Në pranga ka rënë Qamil Hajdari nga fshati Vinjoll i Kurbinit dhe një tjetër person është shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në fshatin Vinjoll të Kurbinit, në afërsi të banesës së këtyre dy shtetasve u konstatuan 2 ambiente të improvizuara si ambiente për tharje, ku u gjetën 90 kg kanabis në proces tharjeje, që u asgjësua me anë të djegies si dhe 15 kg kanabis e tharë dhe e gatshme për në treg, që u sekuestrua në cilësinë e proves materiale. 

Top Channel