Tiranë, zbulohet një parcelë me kanabis në pyllin e Dajtit

27/10/2016 00:00

Rreth 520 rrënjë kanabis sativa janë zbuluar e më pas asgjësuar nga policia në një parcelë në pyllin e Dajtit.

Gjithashtu policia bën të ditur se pranë parcelës me kanabis është gjetur dhe një kasolle, e cila përdorej për tharjen e bimëve narkotike. Policia gjeti brenda në kasolle dhe një sasi lënde narkotike, e cila ishte në proces tharje.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të bimëve narkotike.

Top Channel