Vdekja e Ardit Gjoklajt, Apeli lë në burg Dëfrim Hakraman

26/10/2016 00:00

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Dëfrim Hakrama, përgjegjësi i turnit të natës së aksidentit në landfillin e Sharrës, ku humbi jetën 17-vjeccari Ardit Gjoklaj.

Hakrama kishte kërkuar një zbutje të masës së sigurisë por që nuk u pranua nga Apeli.

Hakrama akuzohet për shkeljen e rregullave të sigurimit në punë, akuzë kjo e ngritur pasi në landfill u gjet i vdekur 17-vjeçari Ardit Gjoklaj.

Top Channel