Të mirat e dietës 5:2

25/10/2016 00:00

Dieta 5:2 është bërë mjaft popullore disa vite më parë, dhe është ende e kërkuar nga ata që duan të humbin kile të tepërta.

Por përveçse rënies në peshë, ky plan ka edhe të mira të tjerë, siç shpjegon dhe nutricionistja Shona Vvilkinson për Daily Express.

“Dieta 5:2 është një dietë me ndërprerje agjërimi, e cila bëhet dy herë në javë. Por këto ditë agjërimi nuk duhet të jenë të njëpasnjëshme. Kjo dietë është më pak ekstreme se çdo dietë tjetër”, thotë Shona.

Ajo vijon duke thënë se një nga ndryshimet e mëdha, përveçse ka më pak ditë të shpejta, është se nuk ka ditë ‘festash’ dhe këshillohet të merrni kaloritë e zakonshme, rreth 2400 kcal për meshkujt dhe 2000 kcal për femrat në pesë ditët e tjera të javës.

Shona thotë se përfitimet e shëndetit janë se dy ditët e agjërimit të ndihmojnë të bies në peshë dhe të ulësh tensionin e gjakut dhe trigliceridet.

Ushqimi i rekomanduar për ditët e shpetja përgjithësisht duhet të jetë i balancuar dhe i ushqyeshëm, dhe nuk bëhet fjalë për ushimeme pak kalori nga restorantet apo fast-food

“Përveç kësaj, këshilla e dhënë për ditët e shpejta është të siguroheni se po merrni proteina dhe fibra në ushqimin tuaj për të balancuar sheqerin në gjak dhe të ndiheni të ngopur më gjatë dhe kjo është një gjë e mirë”, thotë Shona.

Ajo çka është e rëndësishme thotë nutricionistja është se shumë njerëz pajtohen me këtë dietë, dhe nuk e realizojnë me detyrim.

Top Channel