Kapen 700 kg drogë në brigjet italiane, policia: Nuk ishte nga Shqipëria

25/10/2016 00:00

Në brigjet e Barit, në Itali, në komunën Torre a Mare policia italiane sekuestroi 7 kuintalë hashash me vlerë 5 milionë euro.

Policia ka ndjekur një 64-vjecar vendas, Renato Colasuonno, me precedentë të shumtë penalë në fushën e trafikimit të drogës në vendin fqinj.

Sipas policisë italiane, dyshimet janë se hashashi ka shkuar atje me një mjet lundrues nga Shqipëria. Ngarkesa është identifikuar nga policia kufitare gjatë natës në brigjet pulieze.

Lëvizjet e trafikantit shtuan dyshimet e agjentëve, të cilët e mbikëqyrën atë në fshehtësi ndërsa e ngarkonte lëndën narkotike në automjet, për ta transportuar në një banesë të braktisur në Torre a Mare.

Droga e cila u sekuestrua në komunën Torre a Mare nga policia italiane nëse do të dilte në treg do kapte vlerën e 5 milionë eurove.

Top Channel