Aksident në aksin Burrel-Tiranë, humb jetën një grua

25/10/2016 18:55

Një grua ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Burrel-Tiranë.

Një mjet tip Golf ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Baz, duke shkaktuar vdekjen e një 68-vjeçareje.

Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale N.M., bashkëshorten e drejtuesit të mjetit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

Drejtuesi i mjetit, 70-vjeçari me iniciale Xh.M. po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel