Fier, kapen 343 kg kanabis; 11 në pranga

24/10/2016 08:05

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gryka”, në kuadër të të cilit ka sekuestruar 343 kg kanabis dhe ka arrestuar 11 persona.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht 3 shtetas, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë: Mehmet Skënderaj, 63 vjeç, banues në lagjen “Çole” Vlorë; Leo Tafa, 33 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier; Eglantin Tafa, 35 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier; Ardit Tafa, 20 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier; Dorian Tafa, 34 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier; Miklovan Kuka, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier; Artan Skënderaj, 35 vjeç, banues në Ksamil dhe Meto Skënderi, 38 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Mehmet Skënderaj, në fshatin Ninësh, Mallakastër, janë kapur në flagrancë dhe ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 145 kg kanabis sativa dhe 425 fara kanabisi.

Në vijim të këtij operacioni u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve Fatos Skënderaj, 33 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 91 kg kanabis, 1 armë zjarri gjysmë automatike dhe 75 fishekë. U arrestua edhe Albert Sulaj, 37 vjeç. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën 22 kg kanabis, ndërsa në banesën e Barjam Sulajt, 59 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan 2 kg kanabis.

U procedua penalisht shtetasi A.S, 82 vjeç, banues në fshatin Ninësh Mallakastër dhe Fatos Skënderaj, 33 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 21 kg kanabis. Gjithashtu janë shpallur në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasve: V.S, 81 vjeç, dhe P.S, 39 vjeç, pasi në banesën e shtetasit V.S., që shërbente si bazë për prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike, janë gjatur e sekuestruar 62 kg kanabis.

Top Channel