Xhinset e ngushta kanë ‘vdekur’

21/10/2016 00:00

Ka kaluar koha kur xhinset e ngushta për femrat ishin zgjedhja e tyre e parë, dhe moda tashmë i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën: xhinset e ngushta kanë ‘vdekur’.

Nga Kate Moss deri tek Michelle Obama, xhinset e ngushta kanë qënë të preferuarat e të gjithëve, por në vitet e fundit ka ndryshuar koncepti për modën. Por pse ndodh kjo?

Si pjesa më e madhe e trendeve, edhe veshjet po shkojnë drejt rehatisë, me xhinse normale e të rehatshme. Kështu e kanë nisur prodhimin edhe firmat më të njohura të modës.

Sipas revistës Elle, tashmë po blihen xhinse më shumë se më parë. Disa mund të përdoren si veshje emergjente por le të themi se xhinset e ngushta janë një stil i paharrueshëm dhe që shpesh ju tregon të superekspozuar. Kjo është arsyeja që Khloe Kardashian ka nxjerrë linjën e saj të re të xhinseve, Good American.

Ndoshta xhinset e ngushta do të kthehen sërish në modë një ditë, por për momentin jemi kthyer tek ato të rehatshmet dhe të bollshmet. Pra mund të marrim frymë lirisht.

Top Channel