Tiranë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

21/10/2016 12:05

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 09:30, në rrugën internacionale të Rinasit, pranë rrethrrotullimit.

Një automjet me targa SH 3392 E, që drejtohej nga shtetasi A.D., ka aksidentuar këmbësoren Z. K., 80 vjeç, e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë, por ka gjetur vdekjen në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë.

Top Channel