Greqi, sekuestrohen 29 kg kokainë; në pranga 2 shqiptarë

21/10/2016 00:00

Të paktën 29 kilogramë kokainë dhe dy shtetas shqiptarë u kapën nga policia greke. Droga u gjet në një valixhe brenda një kamioni-frigorifer që ishte nisur nga Holanda dhe po mbërrinte në Greqi me linjën Brindizi-Patra.

Policia greke ka kapur fillimisht shoferin dhe shoqëruesin duke iu marrë telefonat celularë që të mos lajmëronin marrësit e drogës dhe pasi kanë mësuar vendin e dorëzimit kanë shkuar në Korinth.

Këtu janë arrestuar edhe dy shtetasit shqiptarë që do të merrnin drogën dhe do ta shpërndanin në vende të ndryshme në Athinë. Vetëm fitimi i katër pjesëtarëve të këtij grupi shkonte në mbi 500.000 euro.

Top Channel