Të dobësohesh duke ngrënë karbohidrate sa të duash

20/10/2016 00:00

Shumë nga dietat e dekadës së fundit i kanë ndaluar karbohidratet, duke bërë që makaronat të zhduken nga tavolina. Gjithsesi, një dietë e kohëve të fundit premton dobësim duke ngrënë shumë karbohidrate. Por, ka një kleçkë…

Nuk mund të hani karbohidrate në çdo vakt. Vetëm gjatë darkës. Kjo dietë e re ju mban në dietë vetëm për gjysmë dite, me perime dhe proteina gjatë gjysmës së parë të ditës dhe me makaronat apo orizin që hyn në lojë në gjysmën e dytë.

E quajtur dieta e gjysmës së ditës është krijuar nga japonezi Nate Miyaki, që merret me “bodybuilding”. Ai thotë se dietën e ka krijuar duke u bazuar në studimin shkencor të vitit 2011 të publikuar në “Obesity Journal”, që thotë se njerëzit që hanë karbohidrate vetëm gjatë natës, humbin më shumë në peshë.

“Një dietë vetëm në gjysmën e ditës është shumë më e lehtë. Gjithashtu ka më shumë kuptim sepse të parët tanë këtë kanë bërë: paradite gjuanin për ushqim, ndërsa pasdite konsumonin atë që kishin arritur të kapnin”, shkruan Miyaki në faqen e tij zyrtare në internet.

Top Channel