Aksidenti në Korçë-Bilisht, arrestohen drejtuesit e mjeteve

20/10/2016 09:00

Policia e Korçës ka arrestuar drejtuesit e mjeteve që u përplasën ditën e djeshme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, duke shkaktuar vdekjen dy policëve.

Viktimat janë Fatmir Islamaj, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital dhe Agim Beshi, i cili ka vdekur në spital.

Në pranga janë vënë N.A., 54 vjeç, banues në Pogradec dhe Neki Taipi, 22 vjeç, banues në Dvoran.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Plasës, ndërsa në furgon udhëtonin punonjës të policisë së burgut të Drenovës, të cilët ishin duke u kthyer nga një ceremoni mortore.

Top Channel