Aksident në Fushë Krujë-Laç, përplasen tre autmojete

20/10/2016 00:00

Tre automjete, mes të cilëve një mjet policie janë përfshirë në një aksident të ndodhur rreth mesditës në aksin rrugor Fushë Krujë- Laç.

Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti nuk ka viktima. Policia ka mbërritur në vendngjarje ku dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Pamjet video të aksidentit janë dërguar nga dëshmitarët e ngjarjes në “Ti Raporton” në numrin 0693131311

Top Channel