Dita e Standardeve, Ekonomi-bizneseve: Çertifikoni produktet
17/10/2016 00:00
Në Ditën Botërore të Standardeve, ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi i bëri thirrje bizneseve për të çertifikuar produktet e tyre me standardet europiane.
97 për qind e këtyre të fundit janë përkthyer dhe botuar në një katalog të posaçëm, i cili përcakton në mënyrë të detajuar standardin për çdo produkt dhe kodin përkatës.
Sipas Ekonomit, kur një biznes përdor një standard ul kostot dhe rrit mundësitë e gjetjes së tregjeve të tjera. Po ashtu, edhe konsumatorët kanë përfitimet e tyre pasi sigruohet më tepër mbrojtje.
Sipas studimeve zyrtare, çertifikimi me standarde ndikon deri në rritjen në 2 për qind të prodhimt të brendshëm bruto.
Top Channel