Tashmë është zyrtare, Nico Hulkenberg largohet nga skuadra e Force Indias në 2017. Është vetë Shefi i Force Indias Vijay Mallya ai që ka bërë të ditur këtë lajm nëpërmjet një komunikate për median.

“I gjithë stafi i Force Indias i uron më të mirën Nico Hulkenberg ndërsa ai merr një tjetër rrugë në karrierën e tij në Formula 1-lexohet në komunikatën e Malia-ne do ta ndjejmë mungesën e tij, por e e respektojmë vendimin e pilotit për të provuar të tjera aventura dhe do të ishte diçka e gabuar ta pengonim në rrugën e tij’.

Nico Hulkenberg, fitues i garës së 24 orë të Lë Mans në 2015, prej kohësh po flitet për një kalim te Renault drejtuesit e të cilit i kanë përgatitur një kontratë 2 vjeçare me opsion për një të tretë.

Tashmë ajo që pritet është konfirmimi i skuadrës franceze për këtë përforcim të ri të skuadrës për vitin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA