Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Greta Sherifi, Izabela Gega dhe Elona Xhuti ishin tre shoqe të ngushta. Në rrjetet sociale ato shpesh publikonin foto së bashku, duke udhëtuar, në makinë apo në lokale.
Mëngjesin e së enjtes ato po udhëtonin drejt Greqisë kur pranë kthesës së Sukthit, në autostratën Tiranë-Durrës i doli përball një automjet që i aksidentoi për vdekje.
Nga përplasja e fortë humbi jetën edhe Dashnor Deliallisi që drejtonte automjetin tjetër tip “Benz” që lëvizte në drejtim të kundërt të autostradës.
Aksidenti ndodhi rreth orës 4:15 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa për nxjerrjen e trupave nga mjetet është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.
Policia ende nuk ka përcaktuar daljen nga ku mjeti që drejtohej nga 36-vjeçari Dashnor Deliallisi baba i 2 fëmijëve dhe emigrant në Itali, ka hyrë kundërvajtje në autostradë duke u bërë shkaktar i aksidentit fatal. Në këtë zonë janë 3 rrugë dalëse në autostradë, ndërsa policia po këqyr kamerat e sigurisë së disa bizneseve për të hedhur në shumë dritë mbi aksidentin.
Nga trupi i Deliallisit janë marrë kampione gjaku që do t’i nënshtrohen analizave pasi nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qenë në gjendje te dehur ose nën efektin e narkotikëve.
Një pikë kontrolli e policisë e ka konstatuar makinën kundërvajtje në autostradë, por e ka patur të pamundur ndjekjen e saj. Zgjidhja e vetme ka qenë lajmërimi i shërbimeve të tjera, por aksidenti tragjik për fat të keq nuk u parandalua dot.
Në aksin ku ndodhi aksidenti mungon ndriçimi, por drejtori i standardeve në Autoritetin Rrugor, Spartak Tarka thotë për Top Channel se rruga ka sinjalistikën e duhur.
“Këtu mungon ndriçimi, por nuk është kusht i domosdoshëm. E rëndësishme është që rruga të ketë elementët e sigurisë rrugore, që janë vizimi horizontal dhe elementë të sinjalistikës”, shprehet Spartak Tarka.
Top Channel