Tensionet Serbi-Kosovë, anulohet pjesëmarrja në forumin e sigurisë

11/10/2016 00:00

Tensionet e ngritura në mes të Serbisë dhe Kosovës për ndërmarrjen Trepça, por edhe për kodin telefonik, ka bërë që delegacioni i disa ministrive të Kosovës që do të merrnin pjesë në forumin e sigurisë në Beograd, të cilin do ta hapin kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ai serb, Aleksandar Vucic, të anulojnë pjesë marrjen e tyre.

Burime në Beograd kanë konfirmuar se në takimet e Serbisë do të marrin pjesë vetëm disa nga zyrtarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, por paneli për Kosovën ka ngelur pa shumë bashkëbisedues.

Në një mbledhje të mbyllur Qeveria e Serbisë mori vendim të anuloj vendimet e Kuvendit të Kosovës dhe të gjitha vendimet të tjera që lidhen me Trepçen, duke e konsideruar një gjë të tillë si shfuqizim ligjor.
 
Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka thënë se Serbia nuk mund të japë pronat e saj në Kosovë dhe se Prishtina nuk ka dashur të diskutohet për këtë çështje asnjëherë.

Serbia me parë shqyrtoi edhe idenë e kërkesës së një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Top Channel