Pogradec, 3 të plagosur në një aksident rrugor

11/10/2016 00:00

Tre automjete u përfshinë në një aksident rrugor mëngjesin e ditës së martës në fshatin Petrushë të Pogradecit, duke lënë të plagosur 3 persona.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti janë ende të paqarta, ndërsa mësohet se 3 personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Top Channel