Kanabis në shkollë, policia gjen drogën në çantën e 15-vjeçarit

11/10/2016 00:00

Policia e Krujës ka gjetur në çantën e shkollës të një nxënësi një sasi lënde narkotike, pjesë kjo e kontrolleve të vazhdueshme për lëndë narkotike.

Sipas informacioneve zyrtare, pas kontrollit në çantën e shkollës së K. K, 15 vjeç në ambientet e shkollës 9-vjeçare në Krujë, i është gjetur një sasi e vogël kanabis sativa. Ndaj të miturit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë.

Ndërkaq, në sajë të operacioni të gjerë të policisë së Durrësit janë arrestuar dy persona dhe ka nisur procedim penal dhe për dy shtetas të tjerë.

Në praga kanë rënë Florind Gjergji, 26 vjeç dhe Bruno Paja, 25 vjeç, si dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për H. K, 26 vjeç. Gjatë kontrollit e mjeti me të cilin udhëtonin, me drejtues H. K, dhe pasagjerë Gjergjin dhe Pajën u gjet një sasi lënde narkotike.

Top Channel