Dhërmi, kapet gomone me dy italianë në bord

07/10/2016 11:05

Një gomone e fuqishme është kapur mbrëmë në ujrat e Dhërmiut, me dy shtetas italianë në bord.

Ndërkohë, italianët në gomone pretendojnë se ka pasur defekt në motor, ndaj kanë zbarkuar në Dhërmi.

Policia po verifikon çdo gjë dhe dy shtetasit italianë po merren në pyetje. Aksioni ka nisur mbrëmjen e djeshme, pasi kanë pasur sinjalizim për këtë gomone nga Policia Kufitare, Guardia di Finanza dhe Delta Force.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA