Formula 1 në Malajzi, Button në garën e 300 në karrierë

27/09/2016 00:00

Ndalesa e radhës  së Botërorit të Formula 1 është Çmimi i Madh i Malajzisë. Për Jenson Button, ajo e Sepangut do të jetë gara e tij e 300 në karriere dhe piloti britanik është shprehur se është i përgatitur dhe me dëshirë të madhe për të bërë një paraqitje sa më të mirë. Për Button, kampion bote në Formula 1 në 2009, pista e Sepangut është një klasike e modernizimit ku pilotëve u pëlqen që të garojnë.

“Kushtet janë të ndryshme kundrejt çdo aspekti me të cilin përballemi”, tha Button. “Pista është teknike dhe argëtuese, ndërsa edhe ambienti është fantastik”.

Button shpjegoi gjithashtu se fakti që Sepangu është një pistë e shpejtë nuk e favorizon McLarenin, por ai shtoi se makina që ai ka në dispozicion janë mjaft mirë në frenim dhe kjo është diçka pozitive në momentin që përballesh me kthesa të ngushta pasi kalon pjesë të drejta të gjata dhe të shpejta.

Button foli edhe për kushtet  e motit në Malajzi duke theksuar ajo në Sepang do të jetë gara më e nxehtë për shkak të temperaturave shumë të larta në ambient. por britaniku siguroi se të gjithë janë të përgatitur për të garuar në këto kushte atmosferike të Malajzisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA