‘Liberty Media’ po mendon për zëvendësimin e Bernie Ecclestone në postin e Shefit Ekzekutiv të Formula 1, edhe pse 85-vjeçarit i kanë mbetur edhe 3 vjet kontratë.
Tashmë drejtuesit e kompanisë që ka marrë pronësinë e këtij kampionati po përpilojnë listën me emrat e zëvendësuesve të mundshëm të Ecclestone.
Sipas medias britanike, 3 janë kandidatët kryesorë për të marrë rolin e Ecclestone në Formula 1; Martin Whitmarsh, Ross Brawn dhe Stefano Domenicali ku ai që ka një avantazh kundrejt dy të tjerëve është pikërisht britaniku Whitmarsh.
Ky i fundit u largua nga Mclaren dhe tani drejton Ben Ainslie Racing, një nga skuadrat në garat me barkat me vela të Copa America, por ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit në Formula 1
Përsa i përket kandidatëve të tjerë, Ross Brawn, ka qenë pjesë e botërorit të Formula 1 deri në vitin 2013 kur ai ka drejtuar skuderi si Ferrari, Brawn GP, apo Mercedes, ndërsa Stefano Domenicali që në 2014 la Ferrarin, aktualisht është Drejtori Ekzekutiv i Lamborghinit.
Por këta 3 personalitete nuk janë të vetmit në listën e dëshirave të ‘Liberty Media’ për të qenë në drejtimin e Formula 1. Dy emra të tjerë që përmenden janë edhe ata të Christian Horner të Red Bull dhe Toto Wolff të Mercedes. Përsa i përket rolit të Drejtorit të Marketingut, të preferuarit janë Zak Brawn dhe Alejandro Agag.
Top Channel