Ngrohja globale përfaqëson një problem madhor për zinxhirin jetësor në planetin Tokë dhe për ekologjistët e ambientalistët, alarmi i ndryshimit të temperaturave tashmë është në fazë kritike.
Për të sensibilizuar njerëzit mbi reduktimin e gazrave në atmosferë dhe përdorimin e energjive të rinovueshme, bota e garave me makina u bë protagoniste e një spoti të bukur.
“Formula E” është kategoria e makinave që përdor energjinë elektrike për të garuar, një burim që ambientalistët e cilësojnë të ardhmen e rruzullit. Një makinë garash e drejtuar nga piloti Lucas di Grassi zbriti në Polin e Veriut, duke dhuruar disa performanca fantastike mbi akull.
Spoti i realizuar nga “Formula E” ka një objektiv madhor, dhënien e mesazhit për reduktimin e gazrave në atmosferë, pasi vetura që përformoi në veri të Groenlandës është ndërtuar e gjitha në bazë të një sistemi elektrik.
Top Channel