Schweinsteiger praktikon golfin

15/09/2016 00:00

Jose Mourinho e ka lënë jashtë listës europiane? Nuk ka asnjë problem për Bastian Schweinsteiger, i cili zgjodhi të praktikojë një tjetër sport në mesjavën pushim.

Ai dhe bashkëshortja Ana Ivanovic udhëtuan drejt lokalitetit Cheshire, jo shumë larg shtëpisë së tyre për të luajtur golf.

Çifti i martuar këtë verë në Venecia duket i lumtur, ndërsa mesfushori po tregon se nuk e ka aspak problem faktin që Jose Mourinho nuk e përfshiu në projektin e tij.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB