Dibra iku, po tani? Analistët komentojnë garën, rezultatin dhe…

14/09/2016 00:00

Përtej retorikës për vjedhje apo blerje votash, humbja e thellë e PD në Dibër shton dilemat për modelin e ri të Lulzim Bashës si alternativë e qeverisë. Analistët ndahen në këtë dilemë, por ama thonë se fitorja e Muharrem Ramës është pa dyshim rasti që partitë të reflektojnë në mënyrën sesi përzgjedhin emrat për t’u votuar.

Preç Zogaj: Shpjegimi i vetëm për mendimin tim është se është ndërtuar më shumë në tryezë sesa në arenë ky rezultat. Në gjuhën tonë e quajmë inxhinieri elektorale, por mund ta quajmë edhe llogari elektorale. Kjo ka ndodhur për mendimin tim, nuk ka shpjegim tjetër.

Arjan Vasjari: Në Dibër u votua politikisht. U votua siç donte zoti Basha. Nëse bëjmë një rezyme dhe e përmbledhim në një fjali të vetme, unë mendoj se në Dibër u rrëzua modeli politik i opozitës, u rrëzua modeli politik i zotit Basha.

Preç Zogaj: Zbuloi një element të ri të manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri, që është një fenomen tradicional. Doli në pah lidhja e drogës me prishjen e zgjedhjeve.

Arjan Vasjari: Luftë ndaj drogës bëjnë institucionet. Mund të kritikojmë institucionet, por të ftosh elektoratin të luftojë kartelet e drogës për mua është qesharake. Nëse për një klemencë, le të themi, nuk meriton të konsiderohet e asgjësuar në Dibër është një paralajmërim i qartë se nëse nuk ndryshon radikalisht, PD në zgjedhjet e ardhshme politike do të jetë përsëri humbëse.

Preç Zogaj: Nuk e përdor si alibi sepse unë e di që nuk është vetëm kjo rruga për të shkuar drejt një ndryshimi. Nuk është vetëm kjo kauza e opozitës, ajo nuk mund ta kërkojë vetëm tek droga. Të kapësh demin prej brirësh është të çlirosh zgjedhjet.

Top Channel