Vijon numërimi në Dibër, kandidati socialist në avantazh

12/09/2016 00:00

E ndërsa procesi i numërimit të votave për Kryetarin e të bashkisë Dibër ka nisur rreth orës 23:45, kandidati socialist, Muharem Rama, e shikon veten në avantazh pas 20 kutive të para të numëruara nga 118 kuti që janë në total, duke pasur një diferencë prej 855 votash.

Nga numërimi i deritanishëm kandidati Muharem Rama ka grumbulluar 3097 vota, ndërsa Sherefedin Shehu 2242 vota. E përkthyer në përqindje Rama kryeson me 58,01 % ndërsa Shehu ka 41,99 % të votave.

Edhe pse ka ende shumë vota të panumëruara rezultati paraprak ka rritur shpresat e socialistëve për të vijuar drejtimin e Bashkisë Dibër deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas shifrave zyrtare të bëra publike nga KQZ në votime kanë marrë pjesë 60 përqind e personave me të drejtë vote. Gjithashtu është vënë re edhe një pjesëmarrje e madhe e femrave, ku si rrallë herë kanë votuar më tepër se meshkujt duke pasur 58% të pjesmarrjes.

Rreth orës 22:35 ka përfundur pa asnjë problem edhe dorëzimi i materialeve zgjedhore të 118 qendrave të votimit në KZAZ. Gjatë shoqërimit dhe dorëzimit nuk është konstatuar asnjë problem. Policia  tashmë vijon shërbimin në ruajtien fizike të KZAZ si dhe zbatimin e detyrave të përcaktuara deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor.

FOTO GALERI
1/4
Rezultati i votimit ora 01:10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA