Kosovë, Mustafa: Bajramin e kremtojmë në gjendje më të mirë ekonomike

12/09/2016 00:00

Në pritjen e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës për të uruar zëvendësin e myftiut Naim Tërnava, Reshat Mexhidin, këtë të hënë ishte edhe kryeministri Isa Mustafa, me bashkëpunëtorët e tij.

Pas urimit që i bëri Mexhidit, Mustafa tha se sot festohet një ditë e shënuar, që njihet si dita e sakrificës, vetëpërkushtimit, solidaritetit dhe vlerave, të cilat ne kemi nevojë që shqiptarët t’i kultivojnë ndërmjet tyre.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se ndihet i lumtur, që çdo Bajram po kremtohet në një gjendje edhe më të mirë, si shpirtërore, ashtu dhe ekonomike.

Top Channel