Dibër, policia hyn në KZAZ; largohen personat e paautorizuar

12/09/2016 00:00

Me kërkesë së KZAZ-së që po kryen numërimin e votave për kreun e Bashkisë së Dibrës, policia lokale ka hyrë në ambjentet e brendshme të saj për të verifikuar dokumentacionin e personave të pranishëm.

Autoritetet lokale njoftojnë se, uniformat blu kanë verifikuar dokumentat e çdo personi dhe pasi kanë konstatuar parregullësi në dokumentacion kanë nxjerrë jashtë KZAZ-së disa prej tyre, të thirrur nga vetë numëruesit e votave.

“Pas rivendosjes së rregullit dhe qetësisë në ambientet e brendshme të KZAZ-së, punonjësit e policisë janë larguar”, thuhet në një komunikatë zyrtare.

Menjëherë më pas ka rifilluar procesi i numërimit, ndërkohë që forcat e policisë, të vendosura jashtë KZAZ-së vazhdojnë ruajtjen fizike të godinës dhe të pengojnë hyrjen në të të personave të paautorizuar.

Top Channel