PD: Vëzhguesja e PS-së shpërndan para’ në këmbim të votës
11/09/2016 15:05
Partia Demokratike ka bërë të ditur se gruaja e administratorit të Partisë Socialiste, me detyrë vëzhguese, e cila merret me shpërndarjen e ndihmës ekonomike, po shpërndan para’ dhe po ushtron presion ndaj personave që përfitojnë nga ndihma ekonomike në këmbim të votës.
Vëzhguesit e Partisë Demokratike kanë njoftuar policinë të marrë masa sipas ligjit.
Top Channel