PD: Shefi i Krimeve të Rënda në Dibër po shpërndan lekë në këmbim të votave

11/09/2016 13:00

Partia Demokratike ka denoncuar shefin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Dibër, Admir Trupja, se po shpërndan lekë në këmbim të votave me një automjet 6-vendësh ngjyrë gri.

Sipas PD-së, Trupja dyshohet se para disa javësh ka marrë 28 mijë euro në këmbim të një sasie droge. Bashkëshortja e Trupjes është zyrtare e Bashkisë Dibër dhe anëtare e shtabit elektoral socialist.

“PD i bën thirrje prokurorisë të ndalojë në flagrancë shtetasin Trupja. PD i bën thirrje qytetarëve të bëjnë arrestimin qytetar të Admir Trupjes dhe të konfiskojnë paratë e drogës me të cilat po kryen krimin elektoral”, lexohet në deklaratën e PD-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA