Çollaku, shef i stafit të Presidentit. Thaçi e mirëpret

09/09/2016 00:00

Pas dorëheqjes nga Ministria e Integrimit Europian, Bekim Çollaku ka nisur zyrtarisht punën si shef i stafit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Lajmi është konfirmuar nga vet presidenti, i cili me anë të një postimi ka uruar Çollakun në detyrën e re.

“Sot ekipit tim iu bashkua Bekim Çollaku, në cilësinë e shefit të stafit të Presidentit. Në të gjitha funksionet politike dhe institucionale, të cilat kam bartur përgjatë këtyre 16 viteve, Çollaku ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e mi më të afërt. Çollaku sjell me vete një bagazh të madh pune në shërbim të institucioneve shtetërore. Në Presidencë, ai po vjen pas një pune të shkëlqyeshme si ministër i Integrimit Europian, duke përmbushur me sukses misionin tonë të përbashkët për vendosje të marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Europian, përmes nënshkrimit të MSA-së dhe përmbushjes së kritereve për procesin e liberalizimit të vizave. Mirësevjen Bekim!”, ka uruar Thaçi.

Top Channel