Zana Çela, në krye të TKOB-së

31/08/2016 00:00

Zana Çela është drejtoresha e re e Teatrit të Operas dhe Baletit, emëruar këtë të mërkurë nga Këshilli i Ministrave.

Dy kandidaturat e propozuara nga komisioni i Ministrisë së Kulturës ishin Zana Çela dhe Josif Gjipali, mes të cilëve Këshilli i Ministrave vendosi që Çela të drejtojë më tej këtë institucion, pas dorëheqjes së Ilir Kernit.

Zana Çela do të mbajë për herë të dytë këtë pozicion, pasi drejtimit të tij në vitet 2000-2003.

Top Channel