Këngëtari amerikan Chris Brown është arrestuar me dyshimin se ka kërcënuar me arme një grua. Bukuroshja Baylee Curran i ka thënë policisë dhe “La Times” se Brown i ka drejtua armën në fytyrë.

Brown është akuzuar disa herë për dhunë në të kaluarën, përfshirë rastin më të bujshëm ndaj këngëtares Rihanna në vitin 2009.

Policia iu drejtua shtëpisë s Brown menjëherë pas një telefonate urgjence nga Curran.

Curran tha se kishte shkuar të hënën në mbrëmje në shtëpinë e këngëtari e shoqëruar nga një bashkëpunëtor biznesi. Sipas saj, ajo po admironte gjerdanin prej diamanti të një tjetri kur Brown është ngritur duke e kërcënuar.

Curran shtoi se Brown i kishe drejtuar armën në fytyrë dhe i kishte kërkuar që të largohej.

Ndërkohë, reperi ka zgjedhur llogarinë e tij në Instagram për të akuzuar policinë për dhunë të tepruar si dhe ka shprehur mbështetjen për lëvizjen Black Lives Matter duke ofenduar oficerët.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA