Sportisti i arteve marciale, i dashuri i ri i Demi Lovato

27/08/2016 00:00

Duket se Demi Lovato ka gjetur shumë shpejt një të dashur të ri. Vetëm pak muaj pasi u nda nga i dashuri i saj prej një kohe të gjatë, Wilmer Valderrama, këngëtarja tashmë raportohet të ketë nisur një romancë të re me sportistin e arteve marciale Luke Rockhold.

TMZ raporton se romanca mes Lovato dhe Rockhold ka disa muaj që ka nisur. Burime për uebsajtin shprehet se çifti është takuar në fillim të këtij viti teksa të dy ushtroheshin tek e njëjta palestër në Los Angeles.

Lovato bëri publike ndarjen nga i dashuri prej 6 vitesh në fillim të muajin qershor, ku sqaroi se edhe pse ka qenë një vendim i vështirë, kanë vendosur të mbeten thjesht miq.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel